Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim, për vjedhje, kanosje dhe shitje narkotikësh.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të shpallur në kërkim.
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit “Catch”.
Bazuar në inteligjencën policore, lokalizohen dhe kapen 3 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. K., 20 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, e ka dënuar me 6 muaj për veprën penale “Vjedhja”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosje”, ” Shkatërrim prone” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjahut apo sportive””. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Veprimet e metejshme procedurale do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën shtetasin e shpallur në kërkim R. L., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim e shitje narkotikësh”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.