Ballina Bota Apple njofton investim dhe vende të reja pune në SHBA, reagon Trump

Apple njofton investim dhe vende të reja pune në SHBA, reagon Trump

46
0

Apple njofton investimin prej 500 miliardë dollarë dhe krijimin e 20,000 vendeve të reja pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë katër viteve të ardhshme, shkruan ANSA.

Ky hap duket se ka për qëllim të kundërshtojë tarifat për importet e mallrave të prodhuara në Kinë dhe vjen vetëm disa ditë pas takimit mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Apple, Tim Cook, në Zyrën Ovale.

Grupi po investon veçanërisht për një fabrikë të re prodhimi serverësh në Houston dhe një akademi furnizuesish në Michigan. Pasi lajmi doli, aksionet e Apple ranë deri në 1.5 për qind gjatë tregtimit para-hapjes në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shkruar në X, se arsyeja e këtij investimi është besimi në atë që po bëjnë, gjë pa të cilin nuk do të investonin as dhjetë centë.