Ballina Politika Basha i përgjigjet akuzave të Berishës: Doktor Pazari t’u tregojë demokratëve lidhjen...

Basha i përgjigjet akuzave të Berishës: Doktor Pazari t’u tregojë demokratëve lidhjen e zyrtarëve të tij me McGonigal, pasurimin dhe lejet gjatë qeverisjes Rama!

51
0

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i përgjigjet akuzave të radhës të Sali Berishës.

Në postimin e tij në facebook, Basha shkruan se doktor Pazari t’u tregojë demokratëve se cilët janë zyrtarët e tij që kanë takuar McGonigal-in dhe a shkuan ata me dijeninë e tij.

Ai gjithashtu thotë se doktor Pazari t’u shpjegojë demokratëve si është e mundur që pasuritë e familjes së tij janë shumëfishuar gjatë kohës që ai “luftonte” Edi Ramën në pushtet.

Basha më tej thotë se doktor Pazari t’u thotë demokratëve për çfarë shërbimi familja e tij mori leje për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë – Malin e Korrupsionit?

Sipas tij, vettingu i politikanëve nga SHBA-ja, BE-ja dhe drejtësia po nxjerr në dritë pazaret që mbajnë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kujtojmë se ky reagim i fortë vjen, pasi gjatë konferencës së sotme me gazetarët, Berisha e sulmoi sërish Bashën.

Tani, të komentoj unë për Taulant Ballën?

Të komentoj për Lulzim Bravën është si të komentoj për Taulant Ballën.

Nuk ia vlen!

Se ai identitetin e tij ia fali Taulant Ballës,

Ata u bënë një.

Ky është komenti im në këtë rast”, tha ai.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Doktor Pazari t’u tregojë demokratëve se cilët janë zyrtarët e tij që kanë takuar McGonigal-in.

A shkuan ata me dijeninë e tij?!

Janë të gjitha në dosjen McGonigal.

Doktor Pazari t’u shpjegojë demokratëve si është e mundur që pasuritë e familjes së tij janë shumëfishuar gjatë kohës që ai “luftonte” Edi Ramën në pushtet.

Doktor Pazari t’u thotë demokratëve për çfarë shërbimi familja e tij mori leje për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë – Malin e Korrupsionit?

Vettingu i politikanëve nga SHBA-ja, BE-ja dhe drejtësia po nxjerr në dritë pazaret që mbajnë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.