Ballina Aktualitet “Kam takuar një person që ishte në…”/ Qëndroi më shumë se 90...

“Kam takuar një person që ishte në…”/ Qëndroi më shumë se 90 minuta në SPAK, flet Tom Doshi: Ja për çfarë u pyeta

40
0

Kreu i PSD, Tom Doshi ka qëndruar për 90 minuta në ambientet SPAK. Në përfundim ai ka deklaruar se është pyetur pasi gjatë një takimi në Rrogozhinë është takuar me një person që ka qenë nën përgjim.

“Është normale të na thërrasë prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq, a ke dijeni, pyetën”, tha Tom Doshi.

Ndërsa i pyetur nëse do të votojë për shkrirjen e SPAK, ai u përgjigj: Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tonë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”