Ballina Kronika Kërkoi heqjen e sekuestros së apartamentit, GJKKO rrëzon biznesmenin Sula

Kërkoi heqjen e sekuestros së apartamentit, GJKKO rrëzon biznesmenin Sula

26
0

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Gent Sula për heqjen e sekuestros nga apartamenti 81 metra katror që iu sekuestrua si pronë e Jorgo Goros, apartament i cili ndodhet pranë Gardës në kryeqytet.

Sipas SPAK, kjo ishte një pronë e fshehur dhe e padeklaruar nga ish-kryebashkiaku i Himarës por biznesmeni Gent Sula ka pretenduar në gjykatë që apartamenti është i tij dhe ia kishte lënë në përdorim. Biznesmeni iu drejtua GJKKO-së për heqjen e sekuestros. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Ardit Mustafaj i cili e ka rrëzuar.

Për Jorgo Goron Prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vite burgim, ndërkohë kërkoi dhe konfiskimin e apartamentit. Jorgo Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” në 2 raste si dhe fshehje dhe mosdeklarim pasurie.