Ballina Kronika Ndërron jetë 4-vjeçari, reagon spitali i Shkodrës: Prindërit e morën në shtëpi...

Ndërron jetë 4-vjeçari, reagon spitali i Shkodrës: Prindërit e morën në shtëpi fëmijën, firmosën dhe ikën,të nesërmen…

52
0

Detaje të reja dalin lidhur me vdekjen e të miturit në Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës në fshatin Mjedë në familjen Hasmegaj.

Një fëmijë tre vjeç ka ndërruar jetë tri ditë më parë, ndërsa motra 6 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e shtruar në pediatrinë e QSUT.

Nëna e fëmijëve pret lindjen e një fëmije tjetër dhe ndodhet në banesën e saj.

Djali tre vjeçar është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe pasi ka bërë një serum është larguar në banesën e tij bashkë me prindërit.

Të nesërmen ai është dërguar sërish në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore dhe brenda pak minutash ka ndërruar jetë.

Ndërkohë edhe motra e tij 6 vjeçe është prekur nga ky infeksion dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Tiranës.

Aktualisht është e paqartë se cila është arsyeja që shkaktoi vdekjen e tre vjeçarit dhe infektimin e motrës së tij.

Në Tiranë janë duke u bërë analizat toksikologjike për të dy rastet dhe priten edhe përgjigjet zyrtare për të përcaktuar shkakun ndërsa burime pranë spitalit të Shkodrës përjashtojnë infektimin me meningit të dy të miturve.

Por çfarë deklaron spitali i Shkodrës

Burime pranë spitlait rajonal të Shkodrës bëjnë me dije se fëmija 3-vjeçar është paraqitur në spitlain rajonal të Shkodrës ditën e shtunë rreth orës 10:00 të paradites në gjeëndje të rënduar shëndetsore me insuficensë kardiake( puls të ulët, shenja jetësore shumë të ulta, ndërsa 10 minuta pasi ka mbërritur ne spital ka ndërruar jetë.

Pas rreth 20-30 minutash ka mbërritur dhe motra e tij në spitalin e Shkodrës me të njejtat simptoma dhe i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar menjëhere në QSUT ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas Spitalit Rajonal Shkoder, jane ndjekur te gjitha protokollet. Familjareve u eshte kerkuar qe femija te lihet ne observacion.

Nderkohe, prinderit kane firmosur per ta nxjerr ne shtepi. Te nesermen, prinderit e kane sjelle serish femijen ne gjendje shume te rende dhe eshte derguar menjehere ne reanimacion, ku ka nderruar jete. Ndersa, femija tjeter, sapo ka ardhur, eshte nisur menjehere drejt Tiranes per mjekim me te specializuar.

Nuk dihet gjënja shëndetsore e nënës së dy fëmijëve që është 37 javëshe shtatzënë por nuk është paraqitur në spitalin e Shkodrës.