Ballina Kronika Si u ‘shtir’ i huaji si vajzë amerikane dhe përndoqi 14-vjeçaren

Si u ‘shtir’ i huaji si vajzë amerikane dhe përndoqi 14-vjeçaren

38
0

Një hetim i Prokurorisë së Tiranës ka zbuluar një rast të përndjekjes dhe shfrytëzimit të fëmijëve nëpërmjet lojërave online.

Një nxënëse 14-vjeçare në një shkollë të mesme kishte hapur një llogari online me emrin Leon Kenedi për të luajtur, duke rënë kështu viktimë e përndjekjes për gati dy vjet.

Hetimet tregojnë se vajza hapi llogari në Snapchat, Instagram dhe TikTok, dhe gjatë lojërave online, njihej me persona të panjohur, duke u prezantuar më pas me një tjetër të mitur që i tha se quhej Sara nga Teksasi.

14-vjecarja për dy vjet ra në grackën e një të rrituri që u identifikua me emrin Ahmad Madi, dhe që jetonte në Finlandë.

Ky i fundit, i kërkoi disa herë që vajza t’i dërgonte foto dhe informacione personale, dhe në disa raste, i dërgoi ushqime dhe pica

Sipas prokurorisë, të dyshuarit vazhduan të komunikonin edhe pasi prindërit i sekuestruan telefonin 14-vjeçares.

Vajza i tha prokurorisë se komunikimi me Madi kishte qenë i detyruar nga frika dhe kërcënimet. Ai gjithashtu i kërkoi të angazhohej në fe dhe e bullizoi, duke e shtyrë të merrte vendimin për të përfunduar jetën.

Çështja kulmoi kur Ahmad Madi udhëtoi drejt Shqipërisë dhe u shfaq në derën e shtëpisë së vajzës, por u neutralizua nga fqinjët derisa mbërriti policia.

Prokuroria ka bërë të ditur se deri tani ai akuzohet vetëm për përndjekje, ndërsa kërkesat për ndryshimin e masave të sigurisë ndaj tij janë refuzuar.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar të tjera shkelje të mundshme, përfshirë krimet e ngjashme të kryera online nga shtetas të huaj.