Ballina Kronika Vodhën 30 litra naftë, arrestohen dy punonjës të kantierit të aeroportit të...

Vodhën 30 litra naftë, arrestohen dy punonjës të kantierit të aeroportit të Vlorës

34
0

Dy persona, 30 dhe 35 vjeç, punonjës në kantierin e aeroportit të Vlorës, janë arrestuar nga policia pasi kanë vjedhur naftë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, më datë 23.02.2025, kanë vjedhur 30 litra naftë nga kantieri i aeroportit, ku ishin të punësuar. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sasia e naftës e vjedhur dhe 2 celularë.

Gjithashtu një 36 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës për vjedhje. Sipas policisë, 36 vjeçari dyshohet se më datë 22.02.2025, në një karburant në fshatin Çlirim, bashkia Finiq, është paraqitur me një automjet të marrë me qira, që i kishte mbuluar targën, e ka furnizuar me naftë dhe është larguar pa kryer pagesën. Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.