Ballina Lifestyle Cameron Diaz bën daljen e parë publike me fëmijën e saj të...

Cameron Diaz bën daljen e parë publike me fëmijën e saj të dytë

64
0

Cameron Diaz ishte në modën e nënës gjatë fundjavës teksa doli me djalin e saj gati një vjeçar, Cardinal.

Është hera e parë që Diaz del me djalin e saj në publik.

Në gusht të vitit të kaluar, ajo doli me foshnjën me një karrocë, por të voglit nuk i dallohej fytyra, shkruan “Daily Mail”

Aktorja 52-vjeçare, e cila së fundmi bëri një rikthim mahnitës në film, buzëqeshi derisa mbante fëmijën në krahët e saj.

Përveç foshnjës Cardinal, Cameron ka gjithashtu edhe një vajzë, pesë vjeçe, me bashkëshortin e saj Benji Madden, 45 vjeç.

Dy yjet zakonisht i mbajnë fëmijët e tyre larg vëmendjes.