Për një kohë të gjatë, tifozët dhe zyrtarët e Bajernit duhej të bënin durim mbi kontratën e Joshua Kimich. Megjithatë, ka shenja në rritje se pritja ia vlejti. Siç raporton “Sky”, bisedimet mes klubit dhe lojtarit kanë avancuar.
Zgjatja pritet të finalizohet në ditët në vijim. Sipas “Sky”, vetëm “detajet përfundimtare duhet të sqarohen”.
Në përputhje me këtë, “mjeshtri” i raportimeve për transferimin e futbollistëve Fabricio Romano kohët e fundit raportoi se Kimish së fundmi ka marrë një ofertë për nënshkrim.
Po sipas informacioneve të “Sky”, 30-vjeçari do të ketë kontratë të paktën deri në vitin 2028. “BILD” kishte raportuar më herët se mesfushori nuk do të humbasë statusin e tij si fituesi mbi bazë të të ardhurave. Po diskutohet për një pagë vjetore deri në 25 milionë euro duke përfshirë pagesat e bonusit.