Irena Beqiraj
Momenti i emërtimit pothuaj gjithmonë është edhe një truk propagande, pasi emërtimi jo në çdo rast përshkruan në mënyrë të përsosur apo plotësisht qëllimin.
Përkundrazi, ai shpesh përpiqet të ndikojë në mënyrën se si ky qëllim perceptohet.
Mbiemri ”jofitimprurëse” pas emrit organizatë është po ashtu një akt propagande i “progresivizmit” modern.
Përdorimi i fjalës “jofitimprurëse”, e fton shoqërinë të mendojë se një organizatë e tillë po punon për të mirën publike; se ajo u shërben të pamudurve edhe mbron më të dobëtit; për zhvillimin dhe përmirësimin e artit, të kulturës, edukimit dhe arsimimit. Pra, në një farë mënyre ekziston posaçërisht për të mirën e shoqërisë.
Përdorimi i fjalës “jofitimprurëse” synon të krijojë menjëherë një ndjesi se organizata është e besueshme dhe njerëzit që e drejtojnë atë udhëhiqen nga qëllime aspak të lidhura me përfitimin personal, por veç me përfitimet kolektive.
Emërtimi “jo fitimprurëse”, të çarmatos nga çdo aftësi kritike apo dyshim ndaj organizatës, pasi i vesh asaj një status moral të menjëhershëm dhe pa të meta. Rrjedhimisht, ato nuk kanë asgjë të përbashkët me lakminë për përfitime që mbizotëron format e tjera të organizimeve private.
Por, që prej vitit 1867 kur në SHBA u krijua organizata e parë moderne jofitimprurëse “Fondi i Arsimit Peabody”, organizatat jofitimprurëse edhe pse ne dukje pa pronarë me derjtues defacto edhe pse jo dejure ideoatorët e tyre nuk kanë qenë gjithmonë organizata të pakorruptuara në shërbim të së mirës publike.
Historiku i tyre ka treguar se lakmia dhe korrupsioni mund të fshihen pas një emri të pafajshëm, veçanërisht kur emri ngjall emocione pozitive në publikun e gjerë.
Për shembull, në San Francisco, gjatë dy dekadave iu dhanë me dhjetëra miliona dollarë një organizatë jofitimprurëse të quajtur “Këshilli i Bashkuar i Shërbimeve Njerëzore”; drejtuesja e së cilës shpenzoi shuma të mëdha parash në mënyrë krejtësisht të paligjshme, duke blerë të paktën pesë automjete për veten dhe anëtarët e familjes dhe plot bizhuteri të shtrenjta.
Ajo gjithashtu lejoi njëzet prej miqve, antarëve të familjes dhe punonjësve të saj të merrnin apartamente të subvencionuara nga qeveria, të cilat duhet të përdoreshin si strehim për qytetarët me të ardhura të ulëta.
Por organizatat jofitimprurëse nuk kanë lulëzuar vetëm si një marifet marketingu, ku një gënjeshtër që gjeneron para mund të duket më e pranueshme sesa një e vërtetë që të lë pa to. Toka pjellore që i ka ushqyer edhe forcuar kompekset gjigande të organizatave jofitimprurëse ka qenë progresivizmi modern. Edhe duhet thenë, se progresivizmi modern i të majtëve të sotëm nuk ka asgjë të përbashkët me lëvizjet progresiste të shekullit të kaluar.
Progresivizmi modern i vajzave edhe djemve të edukuar në perëndim, i cili pretendon se e mira kolektive arrihet më lehtë me anë të oganizatave jofitimprurëse (të cilat shpesh financohen me para të taksapaguesve), ka atrofizuar aftësitë e qeverisë për të ofruar dhe siguruar të mirën publike, artin, kulturën etj; ka krjuar një mjedis ku konflikti interesit edhe trafiku i infuencave ka qënë normë; ka shtrembëruar konkurencës duke krijuar sekte të mbyllura rreth pushtetit, ose grupe të ngushta “profesionistësh të pakonkurueshëm” që shpesh preferojnë ta quajnë veten elita.
Në emër të po këtij progresivizmi “socialistët” privatizuan shërbimet qeveritare dhe organizata të panumërta me emrin sugjestionues “jofitimprurëse” mbinë si kërpudhat pas shiut vetëm për përfitimin e ideatorëve të tyre.
E pra, realitetet e politikës moderne urbane kanë krijuar emërtime që janë vetëm terma marketingu propagandistike dhe si të tilla jo domosdoshmërisht janë një përfaqësim i saktë i asaj që ka ndodhur edhe ndodh brenda tyre.
Por ka menduar Gëte nga shekulli I 18 per një frazë shfajsuese më të fortë se çdo justifikim për cdo socialist progresist modern praktikues i organizatave jofitimprurëse:
“Kohë të marra jetova, edhe vetë nuk mungova të bëja marrëzira siç i kërkonte koha“.