Ballina Politika Primaret e Partisë Demokratike në Durrës

Primaret e Partisë Demokratike në Durrës

0
183

Ditën e shtunë, më 1 Mars 2025, do të zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të qarkut të Durrësit, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Ja njoftimi zyrtar i Partisë Demokratike Durrës:

Detajet e procesit:
📅 Data e votimit: 1 Mars 2025
🕗 Ora e votimit: 08:00 – 18:00
📍 Vendi i votimit: Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, Durrës
🗳 Mënyra e votimit: Një anëtar, një votë.
👤 Kandidatët: Në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut, të dalë nga degët Durrës, Krujë, Fushë Krujë dhe Shijak dhe anëtari/ anëtarja ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve.

Ftojmë të gjithë anëtarët e degës Durrës të marrin pjesë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të kontribuojnë për një garë të ndershme dhe demokratike.