Ballina Europë E rëndë/ Babai vret dy fëmijët e tij të mitur dhe më...

E rëndë/ Babai vret dy fëmijët e tij të mitur dhe më pas vetën, zbardhen detajet e para

78
0

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në Neumark të Gjermanisë mëngjesin e kësaj të marte.

Forcat gjermane të rendit, kanë gjetur trupat e pajetë në një shtëpi në lagjen Schonbach, pasi një dëshmitar alarmoi policinë.

Sipas mediave gjermane, fëmijët ishin 5 dhe 2 vjeç e nga të dhënat e para, besohet se fillimisht babai ka vrarë dy fëmijët e tij para se t’i jepte fund edhe jetës së tij.

Këtë e kanë konfirmuar edhe autoritetet e policisë gjermane ku u tha se dy fëmijët ishin motër dhe vëlla.

Kryetari i Qarkut, Thomas Hennig (CDU), shprehu trishtimin e tij mbi rastin.

“Si baba, jam i shokuar nga një tragjedi e tillë. Mendimet e mia janë me ata që kanë mbetur pas dhe me njerëzit e prekur në lagjen Neumark.”

Identiteti i tyre ende nuk është bërë publik.