Ballina Aktualitet “SPAK hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë” – Altin Dumani: Epoka...

“SPAK hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë” – Altin Dumani: Epoka e paprekshmërisë po lëkundet

56
0

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ditën e sotme ishte i pranishëm në tryezën e organizuar nga Qendra për studimin e demokracisë.

Dumani deklaroi se SPAK është në gjendje që të kryejë hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë.

“SPAK ka treguar se është në gjendje të kryejë hetime të guximshme edhe ndaj zyrtarëve të lartë. Epoka e paprekshmërisë po lëkundet.

Kemi goditur edhe organizata kriminale të cilat janë të përfshirë në vepra penale shumë të rënda.

Bashkëpunimi me Interpol, Europol dhe Eurojust është shtuar.

Lufta ndaj pastrimit të parave kërkon të japë mesazhe të qarta se krimi nuk mund të blejë apo shpërblejë”, tha ai.