Ballina Sport Ançeloti: E largova Ansension, emocionet e dëshpërimit kishin ndikuar shumë

Ançeloti: E largova Ansension, emocionet e dëshpërimit kishin ndikuar shumë

16
0

Skuadra e Real Madridit shënoi fitore minimale 0:1 në Kupën e Spanjës, ndaj Real Sosiedadit.

Në fundin e pjesës së parë, ndeshja u ndërpre për pak sekonda, pasi në tribuna po këndonin thirrje jo të mira për lojtarët e Real Madridit.

“Viktima” ishte mbrojtësi, Raul Asensio – të cilin Karlo Ançelotti e largoi nga loja menjëherë pas pjesës së parë.

Tifozët po këndonin “vdis Asencio”, kjo nuk i pëlqeu aspak mbrojtësit spanjoll. Madje, trajneri italian tha se duhej ta largoj nga fusha, shkaku se ishte në depresion.

“Vinicius Jr foli me gjyqtarin, ai e ndaloi lojën sipas protokollit. Askush nuk i pëlqen gjërat e tilla.

Asensio u ndikua në këtë kuptim. Ai nuk ishte aspak i lumtur. Kështu që e preferova ta largoja. Emocionet e tij mund të kishin ndikuar te ai”, u shpreh Ançeloti.

Kapiteni i Real Sosiedadit, Mikel Ojarzabal i dënoi fyerjet.

“Nuk na pëlqejnë. Mendoj se ka mënyra të tjera për të dënuar atë që ndodhi ose aktet që mund të jenë kryer, dhe kjo nuk është mënyra e duhur për ta bërë”.