Ballina Aktualitet Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori shqiptar, ja...

Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori shqiptar, ja çfarë u bë shkak

75
0

Aktori i njohur Kosovar, Lulzim Rexha, është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme (26 shkurt), në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, disa orë pas kthimit nga Gjermania ku kishte një vit që trajtohej.

Lajmin e trishtë për humbjen e aktorit e ka bërë të ditur miku i tij i ngushtë, Bekim Guri me anë të një postimi të ndjerë në Facebook, teksa shpjegon se kjo sëmundje e rëndë e mundi shokun e tij pas një lufte shumë të gjatë.

“Mbrëmë në orën 21:20 në moshën 41 vjeçare, ne Spitalin e Prishtinës (QKUK), na la Luli. (Pasi e liroi Spitali Gjerman qe e kishe ne trajtim për 1 vit), nuk mundi t’i mbijetoj vdekjes edhe pse luftoi aq shumë. Erdhe i kalove edhe 30 orët fundit në ajrin e vendit tënd! Të kam pa në shumë situata edhe nuk munda të të lë vetëm edhe në momentin e fundit që shkove në qetësi e në paqe të përjetshme,” shkruan Guri.

Aktori ka pasur një karrierë të bujshme, i përfshirë në shumë filma teatral edhe aktivitete të ndryshme publike. Rexha ka lënë prapa gruan dhe dy fëmijët e tij.

Postimi i plotë:

Mram ne ora 21:20 ne moshen 41 vjeçare, ne Spitalin e Prishtines (QKUK), na la Luli. (Pasi e liroi Spitali Gjerman qe e kishe ne trajtim per 1 vit), nuk mundi me mujt vdekjen edhe pse luftoi aq shume. Erdhe i kalove edhe 30 oret fundit ne ajrin e vendit tend! Te kam pa ne shume situata edhe nuk munda me te lane vetem edhe ne momentin e fundit qe shkove ne qetesi e ne paqe te perjetshme.

Ngushellime nje gruaje heroine( Njomzes) qe nuk e la burrin e saj as nje sekonde vetem deri ne frymen e fundit duke e luftuar nje semundje qe smundet me e mund mjekesia, perveq te madhit ZOT, duke treguar qe me e madhe eshte Dashuria se sa Vdekja.

Ngushellime nanes se Lulit qe u tregua aq e forte duke mos derdhe lot kurre ne prani te Lulit edhe pse ajo e lindi.

Ngushellime 2 djemve te Lulit qe ia sollen buzeqeshjen e fundit babait te tyre disa ore para ikjes ne amshim.

Ngushellime edhe 2 motrave te Lulit edhe pse njera arriti me e ardhe nga Gjermania me pa e tjetra akoma ne rruge e smundi me pa per here te fundit duke ardhur nga Amerika e larget.

Ngushellime gjithe komunitetit artistik, shokeve, familjes se gjere te Lulit, Kaçanikut dhe krejt Kosoves.

Ngushellime edhe krejtve anembane botes qe kontribuan per me mbledhe para per me u sheru Luli 🙏 dhe Ju falenderojme secilin veç e veç per kontributin e juaj.

Ke me me na mungu shume e perjetesisht. Aq shume e burrerisht e luftove nje smundje te msheft sa na dhe shembull per gjithçka.

Prehu ne Paqe i dashtun, Lul

Ngushellime edhe nje mikut tone te perbashket e te veqante qe beri aq shume per Lulin, Adrian Idrizi – it!