Ballina Rajoni Bosnje-Hercegovinë/ Trafikonin të mitur, tre të arrestuar! Gjenden 31 fëmijë në një...

Bosnje-Hercegovinë/ Trafikonin të mitur, tre të arrestuar! Gjenden 31 fëmijë në një banesë

22
0

Policia boshnjake ka arrestuar tre persona të dyshuar të përfshirë në një rrjet të trafikut të fëmijëve.

Raportohet se autoritetet e Bosnjës gjetën 31 fëmijë në një shtëpi në qytetin veriperëndimor të Bircko.

Fëmijët, përfshirë foshnjat, u dërguan në një vend të sigurt, tha policia në një deklaratë për shypin.

Ndërkohë tre të arrestuarit akuzohen për veprat penale ‘trafikim i qenieve njerëzore, trafikim i fëmijëve dhe abuzimi i të miturve’.

Gjashtë nga fëmijët e shpëtuar kishin pasaporta kroate, por nuk ishin raportuar më parë të zhdukur.

Hetimi po vijon për zbardhjen e plotë të rastit dhe ndëshkimin e autorëve.