Tashmë janë publikuar imazhet e para nga të serialit të shumëpritur, Lucky, ku Anya Taylor Joy vjen në rolin kryesor, së bashku me aktorin Drew Starkey.
I bazuar në romanin bestseller të New York Times me të njëjtin emër, seriali ndjek historinë e një gruaje që përpiqet të largohet nga e kaluara e saj kriminale.
Megjithatë, rrethanat e detyrojnë ta përqafojë edhe një herë anën e saj të errët në një përpjekje të fundit për liri.
Roli kryesor i është besuar aktores së njohur Taylor Joy, derisa bashkëshortin e saj e luan aktori Starkye.
Në imazhet e publikuara së fundmi, Taylor-Joy, 28 vjeçe, shkëlqen me një fustan të shkurtër të zbukuruar me temina ari dhe një paruke ngjyrë gështenjë, duke rrezatuar elegancë dhe mister. Një moment veçanërisht intim e tregon atë duke përqafuar Starkey, 31 vjeç, ndërsa prekin ballin me njëri-tjetrin në një shkëmbim të qetë, por të fuqishëm emocionalisht.
Me një histori magjepsëse dhe një kast të jashtëzakonshëm, Lucky premton të jetë një nga dramat më të spikatura për t’u parë.