Ballina Lifestyle Gjesti do përjashtohet të shtunën? Çka fshihet prapa historisë së thikave?

Gjesti do përjashtohet të shtunën? Çka fshihet prapa historisë së thikave?

46
0

Gjesti bëri mbrëmë një nga ato gjestet që se ka bërë askush deri tani!

Banori i Big Brother VIP Albania kërceu nga muri i shtëpisë duke dalë jashtë perimetrit. Ngjarja fillimisht u provua të heshtej por nga reagimet e banorëve kjo gjë u bë e pamundur.

Pak orë pas, erdhi një zarf i zi në shtëpi, përmbajtja e të cilit do të kuptohet të shtunën.

Por nga ai moment, teoritë në rrjet kanë vluar mbi arsyet që e shtynë Gjestin drejt një veprimi të tillë. Protagonizëm apo presion?

Menaxheri, një ndër personazhet më të komentuar në TikTok ka dalë me një teori që përmend thika.

Përmendja e rastësishme apo jo nga G Bani e thikave pak minuta përpara se Gjesti të hidhej nga muri është komentuar edhe nga ish-finalisti i BBVK3, Vullnet Krasniqi.

Në ndërkohë, për ish-banorin Ilir Beqiri, veprimi ishte i nxituar

Veprimi interpretohet edhe si kundërshti për praninë e Jozit dhe Gbanit brenda, pavarësisht se ata i ktheu vetë Gjesti.

Por cka mund të ndodh të shtunën. Iliri ka jo një por disa teori.