Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në rubrikën e tij “Sy m’Sy”, ku si çdo ditë ka kthyer disa përgjigje komentuesve në rrjetet sociale.
Rama ka lexuar disa nga komentet kritie për të dhe qeverinë Rama, të cilët i ka akuzuar se janë komente nga profile fallso të hapura nga njerëz të “bufit të kënetës”, Berishës.
“Të bëhemi serioze, t’i lemë këto komente Vl. Të bëhemi seriozë, tani është momenti për të menduar si shqiptar. Mund të vazhdoni të bëni sa të doni nga këto. Këto komente i merr era, bëheni zëdhënës të bufit të kënetës, papagaj, gjinkalla dhe insekte të kënetës. Janë kot, janë humbje kohe, janë turpe pqë ju që hapni profile fallso. Ju lutem lërini broçkullat.
Ku e shikon ti që më ka zënë frika? Mua më zë frika që koha që kemi në dispozicion të mos shfrytëzohet maksimalisht. Kemi një dritare të hapur për të hyrë në BE. Është një dritare që është e hapur për ne, por që nuk do të jetë aty e hapur pafundësisht. Ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht që të jemi të barabartë mes të barabartëve. Zoti na ka sprovuar duke pasur mbi kokë një sërë hajvanësh. Por tani është momenti për të menduar si shqiptar”, tha Rama.