Ballina Lifestyle Lumë zënkash në shtëpi/ Tensionet arrijnë kulmin në BBVA, çunat përpIasen fizikisht...

Lumë zënkash në shtëpi/ Tensionet arrijnë kulmin në BBVA, çunat përpIasen fizikisht me njëri-tjetrin?

14
0

Konflikti nisi pas dyshimeve të G Banit se Egli dhe Gjesti kanë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë, çka e përfshiu në debat edhe Shkëlzenin, mikun e Eglit jashtë shtëpisë.

Gjithçka agravoi kur G Bani iu afrua Shkëlzenit dhe e kërcënoi: “Hiqe dorën, mos më prek.”Përplasja verbale u bë më e ashpër kur Shkëlzeni përmendi “karma”-n dhe iu drejtua Banit: “Ju të vjetrit e keni stil që të merreni me këta të rinjtë. Këta të rinjtë ka ikur si koncept. Je edhe ti i ri tani. E sheh që ka Zot lart, të solli “Karma” të bëri banor të ri sërish.”

Pjesë nga debati:

Shkëlzeni: Varet se çfarë është rënkim seksual për ty.

G Bani: Vazhdo se nuk është duke u marrë njeri me ty. Do pak famë?

Shkëlzeni: E kam famën time unë jashtë.

G Bani: Nuk të jap.

G Bani: Mua mos më bëj lojë. Ti nuk më bën dot lojë.

Shkëlzeni: Unë lojë? Pse nuk të bëj dot?

G Bani: Përpiqu.

Shkëlzeni: Patjetër që do të përpiqem siç u përpoqe edhe ti ku sapo erdhe u kape direkt me mua. Ju të vjetrit e keni stil që të merreni me këta të rinjtë. Këta të rinjtë ka ikur si koncept.

G Bani: Unë të merrem me të rinjtë?

Shkëlzeni: Je edhe ti i ri tani.

G Bani: Unë nuk jam i ri.

Shkëlzeni: E sheh që ka Zot lart, të solli Karma të bëri banor të ri sërish.

G Bani: Nuk më ka sjellë askush, veç publiku.

Shkëlzeni: Publiku pra po të ka dhënë një mundësi të dytë.

G Bani: Ti bëj viktimën pak.

Shkëlzeni: Unë viktimën e bëj kur më shan dhe më ofendon.

G Bani: Mua mos më prek në moral, mos më bëj moral. E kam menduar unë se çfarë jam duke bërë dhe e di shumë mirë rrezikun që kam marrë.