Socialisti Pandeli Majko kishte një këshillë për demokratët në Kuvendin e Shqipërisë. Majko i kërkoi kryetarit të PD, Sali Berisha të ndryshojë selinë e partisë pasi ish-SHQUP-i përdorej dikur për ceremoni mortore.
Deputeti i PS kujtoi se te ajo godinë është bërë edhe vakia e vdekjes së Ramiz Alisë.
Pandeli Majko: Kam përshtypje. Mos ngatërroni kekun me byrekun. Me dashje apo pa dashje mos ngatërroni dekomunstizimi me një proces, deklarimi se SHBA është drejtuar nga marksistët është gafë e rëndë politike. Në PD amerikane ka njerëz të cilët kur luftonin në Vietnam doktori bënte kërkesën për të hyrë në PK, është gjenezë e vjetër kjo. E ka pasur dhe një drejtuesi i majtë që mendonte ishte burimi komunist. Përshëndes qeverinë dhe ministrinë e jashtme për votën në OKB për rezolutën e BE dhe Britanisë së Madhe. Pro amerikanizmi im është i një natyre tjetër që nuk ka të bëjë me mënyrën si ju e shihni pro amerikanizmin. Kisha një mik anti komunist. Ka luftuar në Vietnam, e kam pasur mik quhej Leka Zogu. Mbi të gjitha dëshiroj si mik, t’ju jap një këshillë. Ndërroni godinë, se ajo është godinë që sjell fat jo të mirë. Në forcat e armatosura Godina e SHQUP është përdorur kryesisht për vaki. Është bërë dhe vakia e Ramiz Alisë, nuk ju nxit që njerëzit të reflektojnë.