Ballina Aktualitet “Më kishte marrë prokurori telefonin pa dashje” – Gaz Paja flet pasi...

“Më kishte marrë prokurori telefonin pa dashje” – Gaz Paja flet pasi u paraqit në SPAK

65
0

Aktori i humori Gazmend Paja u paraqit këtë të enjte në SPAK. Qëndrimi i tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ishte tepër i shkurtër, ndërsa Paja iu përgjigj me humor interesit të gazetarëve në dalje.

I pyetur nëse në Prokurorinë e Posaçme ka shkuar si aktor apo si investitor strategjik, Paja tha:

“Jo, ishim ulur me prokurorin në një kafe dhe padashje mori celularin tim. Ja solla të tijin dhe mora timin.”

I pyetur se cili prokuror e ka marrë në pyetje, aktori tha: “Nuk ia di emrin, ishte rastësi”.

Ende është e paqartë arsyeja pse Gazmend Paja u paraqit sot në SPAK, por mësohet se aktori ka qenë në Prokurorinë e Posaçme edhe dy ditë më parë.

Gazmend Paja në vitin 2019 mori statusin e investitorit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, një vendim për të cilin Partia Demokratike kërkoi që të hetohet nga SPAK.

Aktori ka fituar statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një resort në Dhërmi, vepër që do të realizohej falë bashkëpunimit mes 2 kompanive me vlerë 13.8 milionë euro, por për opozitën pas aktorit qëndrojnë politikanë dhe persona të lidhur me krimin.