Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, e emëruar nga Edi Rama si drejtuese politike për zgjedhjet e 11 majit, ka nisur fushatë e terrorit brenda PS, ku deri tani janë shkaktuar viktimat e para por që priten lëvizje të tjera. Pasi ka emëruar një miken e e saj në drejtorinë e tatimëve, e cila sa herë sheh edhe shkrime kundër saj nis ndonjë flet gjobë, Emirjana që nisi me rregullu Durrësin dhe ende nuk ka rregullu veten, jo si pamje se këtë e ka bërë, po ke daja spak, ka hapur fushatën e turpshme duke shkarkuar drejtorë që varen nga ajo, madje deri në punonjës të gjendjes civile. Sako e njohur në administratë për karaterin e saj agresiv ndaj kolegëve tashmë që drejton bashkinë e durrësit dhe është emëruar si drejtuese politike nga Rama, ka nisur gjyetinë e shtrugave. E komanduar nga klane mafioze, ku negociator është bashkëshorti i saj, i cili ka nisur të kontaktoj edhe gazetarë me të punësuar si militantë, Sako mundi të largojë nga puna drejtorin e pallatit të Kulturës, Elio Bajrami, në fakt një eunuk që as vetë nuk e mori vesh se përse u emërua aty, por ngaqë luate mirë tavëll me Luan Zazën shkojë deri në ekstrem duke e keqpërdor pallatin e Kulturës, duke dhënë me qira ose jo, për grupe inetresi, derisa lekët që mori së bashku me një palo shef kulture në bashki ju kthyen në boomerang. U shkarkua pasi nuk mundi dot të firmoste një tjetër rikonstruksion të institucionit, që e nisi detyrën duke e dhunuar vetë. Elio Bajrami ishte edhe një nga partozhonistët e parë që kushdo që futej në punë i thonte se duhet të falenderonin Luan Zazën që ishte bërë si ai dervishi bektashinj që zoti na faltë se nuk jeton. Por viktima e dytë e Sakos ishte drejtori i rindërtimit. Pasi e kishte kërcënuar Luan Zaza nëpërmjet një gabeli nga Këlcyra që shpif dhe shan me ndihmën e tij (ka mik vetëm Igli Carën që vetëm Iglit nuk i vjen turp kur e lavdëron ai) dhe kur kur Ermal Pronjari nuk i mbaroi punë zëdhënsit të bashkisë (Ky ka histori tjera) u largua nga puna edhe si patrozhonisti i dytë. Nuk u mjaftua me kaq, pasi hoqi nga puna edhe dy punonjëse të gjendjes civile, të cilat i kishte te alternative ose dorëheqje ose largim nga puna. Po Sako është si Dasma Sakos, e kemi thënë këtë. Viktima ishte drejtoresha e tatimëve, ku ajo dërgoi shoqen e saj të ngushtë. E si për ta mbyllur këtë dimër shkarkoi nga puna me dorëheqje Denis Ballën, një nga djemtë më të devotshëm të PS, në komunën Katundi i Ri. Po e largoi me dorëheqje. E kthyer në një grifsh politike, sipas informacionëve, sapo të nisë marsi, do të ketë të tjera gjëra. “Unë kam Ramën” ka thënë ajo, në darkë shkon te papafingo e Dakos dhe në zyrë bën shkarkimet. Po deri më 11 maj. Rama shet edhe veten e tij jo më këtë Sakon, debile politike, që të kërcënojnë edhe rrugacët lokalëve. Fati i madh që ka dalë njëri që po e disiplinon dhe i ka thënë që pij vezë se nuk të bëjnë të mencur, po të japin zë për të thënë emrat që do të shkarkosh!