MailOnline Travel ka bërë një përzgjedhje të qyteteve bregdetare më të bukura të kontinentit. Padyshim aty është edhe Ulqini i Malit të Zi.
“Ulqini është një nga qytetet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut”, shpjegon Visit Montenegro, shkruan dailymail.
Bordi turistik vëren se Ulqini ka plazhe shumë të gjata dhe të bukura me rërë dhe gëzon një klimë të butë, bregdetare.
Në këtë listë është përfshirë edhe Parga e Greqisë. “Lonely Planet e përshkruan Pargën në kontinentin veriperëndimor të Greqisë si një qytet plazhi i përsosur me pamje që është një bukuri e pamohueshme”.
Pastaj Gjiri Cardigan i Uellsit si qytet piktoresk bregdetar.
Një prej qyteteve më të bukura është përmendur edhe qyteti shumëngjyrësh bregdetar i Saint-Jean-de-Luz ndodhet afër kufirit të Francës me Spanjën.
Brittany Ferries e përshkruan atë si një qytet të bukur, duke shtuar se Saint-Jean-de-Luz gjithashtu ka disa plazhe të shkëlqyera.
Pastaj Cobh, njihet kryesisht si porti i fundit i Titanikut në vitin 1912.
Pavarësisht asaj historie të trishtuar, qyteti është një vend mahnitës për pushime, shpjegon Visit Cobh.
Sipas Lonely Planet, Cudillero në veri të Spanjës është përshkruar si vend piktoresk.
Ndër të tjera, thuhet se turizmi i Suedisë Perëndimore përshkruan qytetin ishullor të Marstrand, i themeluar në shekullin e 13-të, si një “strehë për lundrim dhe not, me lagje të çuditshme dhe rrugë pa makina”.
Një tjetër vend është Gytheio në Greqi.
Pastaj Manarola në Itali. “Shkëlqen bukuri nga porti i tij i bukur i vogël, te ndërtesat me ngjyra pastel të ndara në shkëmbinjtë e tij”, thotë Rough Guides.
Këtu përmendet edhe bregdeti i Kroacisë.
“Trogir është një vend i Trashëgimisë Botërore dhe, sipas Lonely Planet – ‘i mrekullueshëm’. Është vendosur brenda mureve mesjetare në një ishull të vogël që lidhet me ura si me kontinentin ashtu edhe me ishullin shumë më të madh Ciovo.
Pastaj Roscoff në veriperëndim të Francës. Brittany Tourism thotë se “vizitorët nuk dështojnë kurrë të magjepsen” nga Roscoff, duke shtuar: “Ky qytet i vogël me karakter ka shtëpi tërheqëse, të dekoruara në mënyrë të pasur që dikur u përkisnin pronarëve të anijeve, një kishë në stilin e shkëlqyeshëm gotik dhe shumë më tepër”.
Pjesë e kësaj liste është edhe Oban në Skoci që njihet si ‘kryeqyteti i ushqimeve të detit’.
Gjithashtu përmendet Azenhas Do Mar në Portugali si një nga qytetet bregdetare më të dashura të Portugalisë.