Ballina Politika “Agaçi në spital”, Berisha i përgjigjet Ramës: Kur hoqe zorrën qorre nuk...

“Agaçi në spital”, Berisha i përgjigjet Ramës: Kur hoqe zorrën qorre nuk e mbajte sekret! Nga Roma më vijnë foto të tij në kafene

28
0

Pak më parë kryeministri Edi Rama reagoi me anë të një videoje në Facebook, ku shpjegonte se ndryshe nga sa deklaronte kreu i PD Sali Berisha e ndodhej në arrati, Engjëll Agaçi ndodhet në spital.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha u shpreh se nëse kjo do të ishte e vërtetë do të ishin publikuar provat.

Osman Stafa: Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë një video ku ka sqaruar se Engjëll Agaçi ndodhet në një spital në Itali pas problemeve me zemrën dhe mushkëritë.

Sali Berisha: Ka një shembull, një nga personalitetet më të fuqishme të planetit Papa Francesku ndodhet në spital dhe Selia e Shenjtë në respekt të besimtarëve lëshon çdo ditë komunikata.
Agaçi ka 1 muaj që është zhdukur.
Nuk tregojnë as klinikë e spital, por nga Roma më vijnë foto në kafene. Po të ishte se është e vërtetë, ai tregon spitalin, klinikën.

“Këneta përballë një thatësire të madhe, maji do të jetë përvëlues për të dhe bufi e di këtë më mirë se kushdo tjetër. Mobilizimi i krijesave të saj që nga njerzillëku janë njësoj si bretkosa , salamandra, merimanga uji dhe kërminj kënete, nuk ka për të ndryshuar asgjë në fatinë saj të shkruar, por llumi helmues i kënetës, do të mbiprodhohet deri në ditën çliruese të 11 majit.

“Agaçi pati një bllokim i arterieve koronare, u operua dhe pati një dalje të mushkërive nga funksioni që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar. Prej disa ditësh në reanimacion mjekët italianë nuk jepnin detaje nëse do të dilje nga gjendja, Agaçi ende vijon të jetë nën kujdesinë tyre”, u shpreh më parë Rama.