Ballina Politika Çudia/ Drejtori i PS, votues në Primaret e PD-së?

Çudia/ Drejtori i PS, votues në Primaret e PD-së?

54
0

Në Elbasan, drejtori aktual i Postës, Astrit Balliu, figuron si votues në listat e Partisë Demokratike për zgjedhjen e kandidatëve që do t’i nënshtrohen procesit të Primareve.

Sipas listave të publikuara, Balliu është ndër emrat që më 1 mars do të kenë mundësinë të votojnë për të preferuarit e tyre në Primaret e Elbasanit.

Kjo ka ngjallur reagime, pasi ai mban një post drejtues të emëruar nga Partia Socialiste, ndërsa duket se ruan një lidhje të fortë edhe me Partinë Demokratike./JOQ