Ballina Lifestyle Lista e kontakteve të Jeffrey Epstein përfshinte Michael Jackson, Alec Baldwin, Naomi...

Lista e kontakteve të Jeffrey Epstein përfshinte Michael Jackson, Alec Baldwin, Naomi Campbell dhe shumë të famshëm të tjerë me ndikim

10
0

Disa të famshëm të shquar ishin në listën e kontakteve të Jeffrey Epstein, zbulojnë dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë.

Michael Jackson, Alec Balwdin, Naomi Campbell, Mick Jagger, Princi Andrew, e ndjera Ethel Kennedy – nëna e Robert F. Kennedy – dhe ish-guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo ishin në këtë list të publikuar të enjten, sipas The Post.

Sipas Fox News, asnjë nga këta të famshëm nuk janë të akuzuar për ndonjë krim në lidhje me Epstein.

Për më tepër, dokumentet treguan se kishte 254 emra të tjerë në një dosje të quajtur “Masseuses”, megjithatë, ato u redaktuan.

Pavarësisht dosjeve që përmendin një pjesë të vogël të të famshëmve, një burim i brendshëm tha për The Post se gjetjet ishin “zhgënjyese” për ata që ishin të etur për të mësuar më shumë rreth Epstein dhe lidhjen e tij me udhëheqësit politikë.

Një urdhër federal i gjykatës vitin e kaluar urdhëroi publikimin e dokumenteve të vulosura në lidhje me shfrytëzimin seksual të mbi 250 vajzave të mitura nga Jeffrey Epstein në rezidencat e tij në New York dhe Florida, sipas Zyrës së Çështjeve Publike.

Rasti penal i personit të dënuar për krime seksuale ka qenë në qendër të vëmendjes publike për shkak të lidhjeve të tij me liderë botërorë, të cilët kanë përfituar nga udhëtimet me aeroplanin e tij privat, i njohur si “Lolita Express”, si dhe nga vizitat në ishullin e tij privat në Karaibe.

Epstein ishte i njohur që mbante në rrethin e tij të ngushtë biznesmenë dhe liderë me ndikim, me të cilët diskutonte për filantropi dhe çështje të ndryshme biznesi.

Ndër personat me të cilët Epstein kishte lidhje ishin Presidenti Donald Trump, ish-Presidenti Bill Clinton dhe Bill Gates.

Megjithatë, Trump thuhet se e ndaloi Epstein të shkelte në klubin e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, pasi ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në një incident me vajzën adoleshente të një anëtari të rezidencës në vitin 2007.

Sa i përket Gates, ai më parë ka folur lidhur me raportin e mëparshëm me Epstein, duke thënë gjatë një interviste për Wall Street Journal se kishte qenë një “gabim i madh” që kishte kaluar kohë me të.