Sipas “Il Corriere della Sera”, një lojtar në mënyrë anonime ka thënë se “nuk mund ta durojë” Thiago Mottan dhe se “ai nuk është i vetmi”.
Mediumi italian vazhdon raportimin duke thënë se lojtari në fjalë ka pranuar se është tejet i frustruar me trajnerin Motta.
“Nuk mund ta duroj fare, dhe nuk jam i vetmi me këtë ndjenjë”, supozohet se i ka thënë lojtari juventin një shoku të ngushtë.
Nuk është hera e parë që mediumet italiane kanë shpërfaqur marrëdhëniet e tij të dobëta me ekipin.
Sipas “Gazzeta dello Sport” dhe “Tutto Sport”, kjo situatë mund të sjellë ndërprerjen e bashkëpunimit mes trajnerit italian dhe Juventusit, edhe nëse Motta e siguron vendin e katërt në tabelë.
Motta e fajësoi veten për eliminimin nga Kupa e Italisë, por po ashtu edhe i kritikoi lojtarët e tij, për të cilët tha se nuk treguan karakterin dhe mendësinë e duhur në fushë.
“Corriere della Sera” thotë se njerëzit brenda klubit po mendojnë për Antonio Conten, si zëvendësuesin ideal të Mottas për sezonin e ardhshëm.
Kontrata e Mottas me Juventusin përfundon në vitin 2027, dhe shkarkimi i tij do t’i kushtojë “Zonjës së Vjetër” hiq më pak se 20 milionë euro.