Ballina Politika Manjani: Rama duhet ta nxirrte Metën nga burgu, ja pse do t’i...

Manjani: Rama duhet ta nxirrte Metën nga burgu, ja pse do t’i interesonte

28
0

Manjani thekson se Rama duhej të ndërtonte një skemë të atillë që të nxirrte jashtë burgut Metën, pasi vetë kryeministri do kishte interes.

“Për mua opsioni më real është që Rama duhej të ishte interesuar të nxirrte Metën nga burgu. Kjo për faktin sepse kryeministri do të kishte interes nga dalja jashtë e Ilir Metës.

Kjo do të thotë se do hiqte njollën e anës represive dhe së dyti do dilte si një triumfator, sepse mund të dojë të ketë kundërshtarët në “betejë”, dhe jo në burg.

Gjithashtu, për shkak të specifikës së Ilir Metës që ka qenë si një minë me sahat, është i pakontrolueshëm dhe do vëmendje, nuk do ta bënte të lumtur Partinë Demokratike, dhe për këtë fakt Ramës do ti interesonte që të fuste këtë lloj sherri të brendshëm mes PD-së dhe PL-së me Ilir Metën jashtë burgut.

Duke shtuar këtu edhe debatin mbi listat e përbashkëta, ku do krijohej një spektakël. Në këtë pikë qëndron një debat, do krijohej një skenar”, tha Manjani për Euronews Albania.