Ballina Politika “Njerëz të shpërfytyruar që vërsulen te pasuritë publike”, Berisha akuzon Ballukun: 13...

“Njerëz të shpërfytyruar që vërsulen te pasuritë publike”, Berisha akuzon Ballukun: 13 km rrugë u copëtuan në 14…

0
15

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit për ‘Çështjet sociale dhe tregun e punës’, ka denoncuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Berisha tha Balluku, për të vjedhur, ka ndarë 13 km e fundit të Unazës së Madhe në 14 kontrata.

“Sesi është vjedhur me rrugët, unë do ju jap vetëm një shembull, që është unik në planet unazën e madhe të Tiranës. 13 km e fundit, në mënyrë që të vidhej, jo në çdo km, po në çdo 900 metër, u nda në 14 lote, 14 kontrata”, tha ish-kryeministri.

“A ka njerëz të tillë të pangopur, të shpërfytyruar, që vërsulen në pasuritë publike në këtë mënyrë?”, pyet ai, teksa tha se “përveç tunelit të Llogarasë, asnjë rrugë tjetër, e filluar dhe e mbaruar me buxhet, në këto vite nuk ekziston”.

Berisha: Portofoli i Lubi Ballukut pa patur 12 miliardë tendera dhe prokurime. Hapni sytë ku janë. Të gjitha rrugët e ndërtuara 2005-2013, që janë rreth 11 mijë km rrugë, kanë kapur një shifër 3.8 miliardë euro. Nëse ktheheni sot, absolutisht, përveç tunelit të Llogarasë, asnjë rrugë tjetër, e filluar dhe e mbaruar me buxhet në këto vite nuk ekziston.

Sesi është vjedhur me rrugët, unë do ju jap vetëm një shembull, që është unik në planet unazën e madhe të Tiranës. 13 km e fundit, në mënyrë që të vidhej, jo në çdo km, po në çdo 900 metër, u nda në 14 lote, 14 kontrata. A ka njerëz të tillë të pangopur, të shpërfytyruar, që vërsulen në pasuritë publike në këtë mënyrë?”, tha Berisha.