Ballina Aktualitet Njoftoi pjesëmarrjen në primaret e PD, KLP pranon dorëheqjen e prokurorit Arjan...

Njoftoi pjesëmarrjen në primaret e PD, KLP pranon dorëheqjen e prokurorit Arjan Ndoj

32
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi seancën plenare ditën e enjte, 27 shkurt 2025, me pjesëmarrjen e EU 4 JUSTICE dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Në nisje të seancës plenare, u propozua të miratohej mbarimi i statusit të prokurorit Arjan Ndoja, si pasojë e kërkesës së tij për dorëheqje. Relacioni u miratua unanimisht.

Kujtojmë se prokurori ka kërkuar dorëheqjen pasi ka njoftuar pjesëmarrjen në Primaret e Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit.

Ish-prokurori, ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozeti.