Ballina Bota “Po tregon mosrespekt” – Përplasje e fortë Zelensky-JD Vance: Për çfarë diplomacie...

“Po tregon mosrespekt” – Përplasje e fortë Zelensky-JD Vance: Për çfarë diplomacie po flisni?

19
0

Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zëvendësi i Trump, JD Vance është përfshirë nga një debat i fortë.

JD Vance tha se negociatat ishin të nevojshme pasi “ne provuam rrugën e Joe Biden, të goditjes së gjoksit dhe të pretendojmë se fjalët e presidentit të Shteteve të Bashkuara kishin më shumë rëndësi sesa veprimet e presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

“Ajo që e bën Amerikën një vend të mirë është angazhimi i Amerikës në diplomaci. Kjo është ajo që po bën presidenti Trump”, këmbënguli ai.

Por Zelensky nuk ishte i kënaqur me këtë, duke u përgjigjur se Putini theu vazhdimisht marrëveshjet e mëparshme të rëna dakord me vendet e tjera. “Pra, për çfarë lloj diplomacie, JD, po flisni?”

Kjo bëri që Vance të shpërthejë, duke akuzuar Zelenskyn për “mosrespektim” dhe për organizimin e “tureve propagandistike”.

Pasi JD Vance e akuzoi atë që nuk e ka falenderuar për mbështetjen amerikane, pavarësisht falënderimeve të përsëritura nga Zelensky, ata hyjnë në një tjetër debat të nxehtë me Trump duke ngritur zërin, ku Zelensky tha: A mendoni se nëse do të flisni me zë të lartë…

Në rrjedhën e takimit, nënkryetari JD Vance akuzoi Volodymyr Zelenskyn për “ndërgjegjësim para mediave amerikane” dhe tha se komentet e tij ishin “mosrespektuese”.

“A keni thënë faleminderit një herë”, pyeti ai, Zelenskyn?