Ballina Kronika Sa dëmshpërblehet në Shqipëri i arrestuari që shpallet i pafajshëm?

Sa dëmshpërblehet në Shqipëri i arrestuari që shpallet i pafajshëm?

60
0

Anri Bala thotë se bazuar në ligj, prokurori duhet të provojë edhe pafajësinë, ashtu siç bën me fajësinë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ai ngre shqetësim lidhur me dëmshpërblimin që duhet t’iu paguhet të arrestuarve nëse këta të fundit shpallen të pafajshëm.

Anri Bala: Prokurori duhet të provojë sikur provon fajësinë, edhe pafajësinë. Prandaj, sot vendimet e Gjykatës së Strasbugut që ne do të paguajmë Lekë nga xhepat tonë, për rastin e Berishës që ndoshta mund t’i vijnë Kasos më mirë në linjë. Berishën që prej Nëntorit, gjyqtarja vendosi që t’i hiqte masës e “arrestit të shtëpisë” dhe e la në “detyrim paraqitje”. Tani, Berisha ka 4 muaj që nuk është as arrest shtëpie dhe as po jepet një vendim për të, kjo vonesë shpjegohet sipas juristëve që është e arsyetueshme. Nëse Berisha, këtë 4 muaj, po marr një shembull kot, nëse do ishte në burg, a do e paguanim për ditët e burgut nëse do të shprehej gjykata të pushtonte çështjen?

Artan Hoxha: Po, do e paguaje fare mirë dhe ato të arrestit të shtëpisë.

Blendi Fevziu: Sa paguhet në këto raste?

Eugen Beçi: Gjysma e arrestit me burg, 20 deri në 30 mijë Lekë të vjetra duhet të jetë dita.

Ivi Kaso: Arresti në burg është 60-70.

Blendi Fevziu: Domethënë, atë që arrestojmë ne, i paguajmë mbi 60 mijë Lekë që ta ushqejmë. Pastaj po doli i pafajshëm, duhet t’i paguajmë edhe Lekët e burgut…

Anri Bala: Edhe dëmin e imazhit sepse i ke shkatërruar profesionin atij.