Ballina Sport 15 klubet që paguajnë pagat më të larta në botë

15 klubet që paguajnë pagat më të larta në botë

16
0

Pagat e lojtarëve janë një bisedë e tensionuar dhe e hidhur kohëve të fundit, dhe kjo ka logjikë, pasi ato janë rritur në shifra të mëdha.

Klubet e Premierligës paguajnë lojtarët më së shumti në kontinentin e vjetër, por edhe klubet e ligave të tjera nuk janë “keq” në këtë aspekt.

Saudi Pro League është një konkurrencë e ashpër e Premierligës në çështjet financiare.

Kylian Mbappe është një nga lojtarët më të paguar në Europë, i cili fiton saktësisht 498 mijë e 248 paund në javë.

Klubet europiane, si nga Anglia, Italia, Franca, Gjermania e Spanja zakonisht e shohin veten në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës, andaj klubet tjera e shohin të vështirë të jenë të përfshira në këtë “injektim financiar”.

Tani që ka përfunduar edhe afati kalimtar i janarit, “GiveMeSport” ka publikuar një artikull, ku përfshin 15 klubet që paguajnë më së shumti paga vjetore.

15. Inter: 141 milionë e 970 mijë euro në vit

Interi e ka kaluar Milanin në aspektin e pagave për lojtarët e tij, i cili nuk bën pjesë fare në top 15-she. Lautaro Martinez, Nicolo Barella e Hakan Calhanoglu janë lojtarët më të paguar të Interit.

Lautaro paguhet pak mbi 15 milionë euro nga Interi, i cili është më i paguari të klubi zikaltër.

14. Aston Villa: 150 milionë euro në vit

Aston Villa ka për detyrë për t’iu afruar Manchester Cityt e Liverpooli në fushë, por edhe jashtë saj, sidomos në aspektin financiar.

Ardhja e Marcus Rashford, i cili fiton 272 mijë euro pagë javore te Aston Villa, ka ngritur nivelin e gjithë skuadrës sa i përket pagave vjetore.

Boubacar Kamara, Youri Tielemans e Emiliano Martinez janë më të paguarit nga Aston Villa, me pagat e tyre që pothuajse arrin shifrën prej 10 milionë euro në vit.

13. Liverpool: 156 milionë euro në vit

Një numër i madh lojtarësh që fitonin shuma të mëdha te Liverpoolit u larguan gjatë verës së vitit 2023. Fabinho, Thiago Alcantara, Roberto Firmino, Jordan Henderson e James Milner “çliruan” paksa faturën e pagave te Liverpooli.

Në krye të listës së Liverpoolit janë Mohamed Salah që fiton 424 mijë euro në javë, Virgil van Dijk me 266 mijë euro dhe Trent Alexander-Arnold me 218 mijë euro.

12. Al-Hilal: 172 milionë euro në vit

Para se të largohej, Neymari ishte më i paguari tek Al-Hilali, por tani në krye të listës qëndron ishi i Napolit dhe i Chelseat, Calidou Koulibaly.

Ai fiton 669 mijë euro në javë, derisa ndiqet nga Milinkovic-Savic e Mitrovic.

11, Al-Ahli: 191 milionë euro në vit

Pas ardhjes së Ivan Toneyt në skuadër, tashmë Al-Ahli mund të krahasohet me elitën e klubeve europiane, sa i përket pagesës së lojtarëve.

Ai paguhet 492 mijë euro në javë, derisa Riyad Mahrez fiton mbi 1 milion euro në javë.

10. Al-Ittihad: 195 milionë euro në vit

Ish-makineria e golave të Real Madridit, Karim Benzema, normalisht, është më i paguari i këtij klubi.

Benzema fiton afër 2 milionë euro në javë, i ndjekur nga N’Golo Kante e Moussa Diaby.

9. Chelsea: 196 milionë euro në vit

Reece James është më i paguari te Chelsea me 302 mijë euro në javë, i ndjekur nga Ëesley Fofana, Christopher Nkunku e Enzo Fernandez.

8. Barcelona: 203 milionë euro në vit

Ansu Fati, i cili rrallë luan te Barcelona, paguhet i treti më së shumti nga e tërë skuadra me 268 mijë euro në javë, teksa Leëandoëski paguhet më së shumti me 643 mijë euro në javë.

7. Manchester United: 208 milionë euro në vit

I lënduar në 90% të kohës, Mason Mount e mbush xhepin e tij me 302 mijë euro në javë, si i treti më i paguari në United. Casemiro është i pari me 424 mijë euro, teksa Bruno i dyti me 363 mijë euro në javë.

6. Arsenal: 209 milionë euro në vit

Kai Hazvertz është më i paguari tek Arsenali me 339 mijë euro në javë, teksa pas tij më së shumti përfiton Jesusi me 321 mijë euro në javë.

Ylli i ekipit, Bukayo Saka nuk është as në top pesëshën e lojtarëve më të paguar nga “The Gunners”.

5. Paris Saint-Germain: 223 milionë euro në vit

Achraf Hakimi merr më së shumti te PSG-ja me 420 mijë euro java, teksa prurja e re, Kvaratskhelia fiton 314 mijë euro në javë.

4. Manchester City: 271 milionë euro në vit

Erling Haaland merr 636 mijë euro në javë, si më i paguari, pas tij në listë është Kevin De Bruyne.

Bernardo Silva, Jack Grealish e Omar Marmoush e kompletojnë top pesëshen.

3. Real Madrid: 276 milionë euro në vit

Kylian Mbappe është përfituesi më i madh në Real Madrid, me një pagë prej mbi 600 mijë euro në javë, i ndjekur nga pas prej David Alaba, Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Fede Valverde.

2. Bayern Munchen: 277 milionë euro në vit

482 mijë euro në javë paguhet sulmuesi anglez, Harry Kane, derisa pas tij më të paguarit në pesëshe janë Manuel Neuer, Joshua Kimmich, Serge Gnabry e Jamal Musiala.

Al-Nassr, 361 milionë euro në vit

3 milionë e 778 mijë euro në javë i fiton Cristiano Ronaldo me kontratën e tij të jashtëzakonshme me Al-Nassr.

Pas tij, më i paguar është Sadio Mane, derisa në listë janë edhe Aymeric  Laporte, Marcelo Brozovic dhe Jhon Duran.