Prokuroria e Posaçme, (SPAK) ka kryer një aksion mbrëmjen e sotme, ku ka ushtruar kontroll në zyrat e dy prokurorëve dhe dy gjyqtareve të Tiranës.
Mesohet se kemi të bëjmë më një hetim për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe dyshime për korrupsion.
Dosjet janë tërhequr nga arkiva për gjyqtarin e identifikuar me iniciale B.Q dhe nga zyra e një gjyqtari në detyrë.
Në hetim janë vendosur dy prokuror të Tiranës dhe oficeri i policisë gjyqësore identifikuar me iniciale B.M.
Këta shtetas në bashkëpunim me një avokat të arrestuar dhe laboratorin e kriminalistikës.
Në 3 raste shpërdorimi detyrës, ushtrimi ndikimit është provuar.
Ndërsa hetimet vijojnë për veprën penale të korrupsionit të magjistratëve dhe telefonat e sekuestruar e po ashtu edhe vendimet do ti nënshtrohen ekzaminimit nga BKH për të mbledhur prova.
Të hënën personat e dyshuar do të dalin para Gjykatës së Posaçme për tu njohur me masat dhe akuzat ndaj tyre.
Operacion mes SPAK dhe Policisë së Shtetit – Arrestime të oficerëve të policisë dhe grupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogës
Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit kanë realizuar një operacion të gjerë, duke goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Gjatë operacionit, janë lëshuar rreth 10 masa sigurie të firmosura nga Gjykata e Posaçme e Krimeve të Rënda (GJKKO), pas kërkesës së SPAK. Operacioni ka prekur disa qytete të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Kukësin, Fierin, Vlorën, Gjirokastrën dhe Sarandën.
Burimet bëjnë të ditur se 4 nga masat e sigurisë janë për oficerë të policisë. Gjatë aksionit, janë arrestuar 3 efektivë policie, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.
Një prej të arrestuarve është Shkëlzen Ruska, shef i Krimeve në Himarë, i cili akuzohet për kultivim kanabisi, pjesëmarrje në grup kriminal të strukturuar, shpërdorim detyre dhe veprime të tjera të kryera nga organizata kriminale. Po ashtu, është arrestuar edhe Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes, i cili përballet me të njëjtat akuza si dhe për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të tjerë publikë.
Në këtë operacion është shpallur në kërkim Elvis Dërvishi, shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, i cili akuzohet për “trafikim narkotikësh”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Shpërdorim detyre”.
Erdit Hazizaj, i katërti person i arrestuar, ishte larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet për trafik droge, kultivim bimësh narkotike, dhe përfshirje në grupe kriminale.
Hetimet e SPAK kanë filluar prej kohësh për këta efektivë, pasi janë zbuluar lidhjet e tyre me bandat kriminale nëpërmjet aplikacioneve të koduara, si Sky ECC, ku rezulton se ata ishin të përfshirë në veprimtari kriminale që lidhen me narkotikët dhe veprime të tjera të paligjshme.