Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një takimi virtual me shqiptarët në diasporë, duke theksuar se Bitcoin do të jetë një monedhë e përdorur lirisht në Shqipëri, sipas rregullave më transparente. Ai kritikoi sistemin aktualin që, sipas tij, e ka kontrolluar Bitcoinin në duar të klaneve qeveritare dhe mafioze, të cilat kërkojnë të marrin monopolin mbi këtë kriptomonedhë.
Berisha premtoi se, në qeverisjen e tij, Bitcoin do të jetë në përdorim të lirë, nën mbikëqyrjen e një autoriteti të ri që do të përcaktojë rregullat dhe garantimin e transparencës për përdorimin e kriptomonedhës.
Ai e cilësoi këtë një hap të rëndësishëm për të promovuar një sistem më të drejtë dhe të hapur për zhvillimin e teknologjive të reja financiare në Shqipëri.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Programi ynë parashikon Bitcoinin, Blockchain dhe natyrisht formalizim dhe legalizim sipas rregullave më transparente.
Sot kjo monedhë në Shqipëri është në duart e klaneve qeveritare dhe klaneve mafioze.
Klane mafioze që nga strofullat e tyre i kërkojnë Ramës t’ua japë atyre monopolin e Bitcoin.
Kjo nuk do ndodhë kurrë.
Bitcoin do jetë një monedhë e përdorur lirisht, natyrisht në transparencë dhe rregullat e përcaktuara nga autoritetet e mbikëqyrjes financiare të kriptomonedhave, autoritet që do ngrihet për këtë qëllim.