Ballina Kronika Bie aksidentalisht në një gropë me ujë, humb jetën 60 vjeçari në...

Bie aksidentalisht në një gropë me ujë, humb jetën 60 vjeçari në Tiranë

42
0

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në një gropë me ujë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi H Dalliu”, ndërkohë që grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak

Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.