Një veprim i papritur i Gjestit tronditi shtëpinë e Big Brother VIP 4. Disa ditë më parë, banori theu rregullat duke kaluar murin rrethues. Pas këtij veprimi, në shtëpi mbërriti një zarf i zi, vendimi i të cilit do të komunikohet gjatë spektaklit të sotëm.
Pak orë më parë, një tjetër zarf ka mbërritur për shkak të fshehjes së cigareve dhe sendeve personale nga disa banorë, një veprim që pritet të sjellë pasoja për të gjithë.
Rozana, Gerta, Tiri, Aldo, Egli apo Rizarta – cili prej tyre do të lërë shtëpinë dhe t’i thotë lamtumirë mundësisë për të fituar Çmimin e Madh?