Michelle Trachtenberg nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore para se të ndërronte jetë, kanë deklaruar burime për Page Six. Ylli i serialit “Gossip Girl” kishte dalë në New York me miqtë e saj të enjten e shkuar, vetëm 6 ditë para se të gjendej e vdekur. Ata ishin të shqetësuar për aktoren, e cila dukej “shumë keq”.
Sipas një burimi, të pranishmit u shokuan nga gjendja e saj shëndetësore. Trachtenberg ishte kaq “e dobët” sa mezi “mund të zbriste shkallët”, u shpreh një punonjës për Daily Mail.
Nëna e aktores, Lana që e gjeti të vdekur vajzën në apartamentin e saj. Shkaku i vdekjes është “i papërcaktuar”, pasi familja ka refuzuar autopsinë.
“Sipas ligjit të shëndetit publik, familjet mund të kundërshtojnë autopsinë bazuar në besimin fetar dhe me kusht që të mos ketë dyshime për krim apo motiv të shëndetit publik për të vazhduar me autopsinë, ekzaminuesi mjekësor zbaton kërkesën”,- ka thënë një përfaqësues i zyrës mjeko-ligjore.
Aktores iu krye vetëm një ekzaminim i jashtëm. Në certifikatën e saj të vdekjes, shkaku dhe mënyra e vdekjes do të shënohen si “të papërcaktuara”.