Ballina Politika ‘Janë kthyer në një farsë dhe manipulim’, ja kush hoqi dorë nga...

‘Janë kthyer në një farsë dhe manipulim’, ja kush hoqi dorë nga Primaret në PD

104
0

Anëtari i Partisë Demokratike në Sarandë, Ilir Mulla, ka njoftuar largimin e tij nga partia, duke ngritur akuza për parregullsi dhe manipulime gjatë procesit të primareve.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Mulla shpreh zhgënjimin për mënyrën se si është zhvilluar votimi, duke theksuar se emri i tij nuk ishte në listën e votuesve, pavarësisht se ka qenë prej vitesh pjesë aktive e PD-së dhe ka marrë pjesë në procese të tjera zgjedhore.

“Sot dorëhiqem nga Partia Demokratike! Primaret në Sarandë janë kthyer në një farsë dhe manipulim. Kam qenë anëtar prej kohësh dhe kam votuar disa herë, por sot emri im nuk ishte në listë. Nuk jam i vetmi, edhe të tjerë kanë hasur të njëjtin problem. Për kë organizohen këto primare? Për fasadë, apo që të fitojë ai që e meriton?”, shprehet Mulla.

I zhgënjyer nga situata, ai deklaron se në zgjedhjet e 11 majit do të votojë sipas bindjeve personale, duke mos ndjekur më udhëzimet e partisë.

Në fund të deklaratës, Mulla i drejton një apel ish-kryeministrit Sali Berisha, duke kërkuar që shqetësimet e anëtarëve të thjeshtë të merren në konsideratë, pasi “lufta brenda partisë është më e dëmshme se ajo me kundërshtarët politikë”.