Ballina Sport Katër gola në Superligë, Laçi ndal 2-2 Vllazninë! Shkodranët tre barazime radhazi

Katër gola në Superligë, Laçi ndal 2-2 Vllazninë! Shkodranët tre barazime radhazi

21
0

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të shtunë me raundin e 27-të. Laçi dhe Vllaznia barazuan 2-2, ndërsa do të luhet edhe AF Elbasani – Partizani.

Në stadiumin e Laçit vendasit barazuan 2-2 me Vllazninë në një sfidë që ishte me dy fytyra. Pjesa e parë foli për Laçin, me kurbinasit që kaluan në epërsi me Myrtën në minutën e 11-të dhe gjetën golin e dytë me Tresën në të 26 minutë.

Kur u duk se skuadra e Moreiros do merrte tri pikët, fraksioni i dytë foli për shkodranët. Çoba dhe Mensah në minutat 56-të dhe 64 shënuan dy golat që vendosën ekuilibrat. Mini-krizë për Vllazninë që ka tre barazime radhazi, ndërkohë që mbetet në vendin e dytë me 46 pikë. Nga ana tjetër Laçi me 31 pikë ndodhet në pozitën e pestë.