Nga kontrollet e kryera në bazë të inteligjencës policore, goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak. Vihet në pranga 52-vjeçari që e posedonte në banesë.
Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. L., në fshatin Toshkëz, Këlcyrë, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje. Në përfundim të veprimeve, shtetasi K. L., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.