Procesi i Primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit u mbyll një orë e 20 minuta pas orarit zyrtar.
Drejtuesi politik i Qarkut, Gazmend Bardhi, vlerësoi mbylljen e procesit si të rregullt dhe pa asnjë incident.
Ai falënderoi kandidatët që morën pjesë në garë, si dhe anëtarët e komisionit të organizimit për kontributin e dhënë gjatë gjithë procesit.