Ballina Sport Ndahet nga jeta në moshën 32-vjeçare, ish – futbollisti i Juventusit

Ndahet nga jeta në moshën 32-vjeçare, ish – futbollisti i Juventusit

19
0

Një lajm i trishtë vjen nga Spanja këtë të shtunë që ka tronditur tifozët e futbollit në mbarë botën. Ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare ish-futbollisti Nico Hidalgo.

Ka vdekur nga kanceri në mushkëri, futbollisti që gjatë karrierës së tij ka luajtur për Juventusin, Granadën, Cadizin, Racingun dhe Extremadurën.

Niko u pensionua në vitin 2022 i cili luajti ndeshjen e tij të fundit më 9 maj të vitit 2021, kur kaloi 89 minuta në fushë për Extremadurën.

Pas kësaj, ai u diagnostikua me kancer në mushkëri me metastazë.

Betejën më të rëndësishme të jetës e ka bërë në një spital onkologjik në Granada, por fatkeqësisht pas më pak se tre vitesh lufte me sëmundje ka ndërruar jetë.