Crystal Palace fitoi 3-1 kundër Millwall në 1/8 e FA Cup dhe kalon më tej, ndërsa një ndërhyrje horror është parë në minutën e tetë.
Portieri mik Liam Roberts bëri një ndërhyrje të rëndë në dëm të sulmuesit Mateta, me këtë të fundit që la fushën i dëmtuar dhe u dërgua në spital. Pas rishikimit në VAR, karton të kuq direkt për portierin Roberts, i cili nuk tregoi asnjë kujdes dhe nuk u interesua fare për sulmuesin.
Mateta u shemb në fushë dhe u desh që të ndihmohej me oksigjen dhe më pas u dërgua në spital, ku ka plagë në vesh dhe në kokë.
Ajo që dimë është se ai ka një plagë të rëndë pas veshit dhe një lëndim në kokë”, tha drejtori i Palace Steve Parish në BBC. “Gjatë gjithë kohës që kam parë futboll, nuk kam parë kurrë një sfidë si ajo. Kjo është ndërhyrja më e pamatur në një fushë futbolli që unë mendoj se kam parë ndonjëherë dhe mendoj se ai (portieri) duhet ta shikojë veten, atë djalë, sepse ai po rrezikon një koleg profesionist, ndoshta edhe jetën e tij.”
Ky veprim i rëndë ka bërë xhiron në rrjet, me komentet që kanë qenë të pamëshirshme nga tifozët.