Justin Timberlake njoftoi në Instagram anulimin e koncertit të fundit të turit të tij Forget Tomorrow World Tour, duke shkaktuar zemërim mes fansave.
Shumë komentuan për vonesën e njoftimit, i cili erdhi pak para fillimit të koncertit.
“Ka grip dhe e njofton vetëm 10 minuta para? Nuk ka kuptim,” -shkroi një fans.
Të tjerë shprehën zhgënjimin për kohën dhe paratë e shpenzuara.
“Kjo është hera e dytë që udhëtojmë 2.5 orë, paguajmë 300 dollarë për hotel dhe marrim pushim nga puna për asgjë!”
Disa sugjeruan që një riplanifikim do të ishte më i drejtë sesa rimbursimi:
“Anulimi një herë është i kuptueshëm, por jo dy herë. Duhet bërë diçka për ta rregulluar.”
Timberlake, 44 vjeç, sqaroi në postimin e tij: “Jam zemërthyer që duhet ta anuloj. Po luftoja me gripin gjatë provave, por tani më ka mposhtur.” Ai siguroi fansat se do të merrnin rimbursime dhe përfundoi me: “Ju dua të gjithëve.”
Ky është anulimi i dytë i tij në të njëjtin vend, pasi në tetor kishte anuluar një tjetër koncert për shkak të laringitit dhe bronkitit