Ballina Politika Primaret e PD-së, shtyhet proces i votimit në Fier edhe pas orës...

Primaret e PD-së, shtyhet proces i votimit në Fier edhe pas orës 18:00

25
0

Procesi i votimit në primaret e Partisë Demokratike në degën e Fierit është shtyrë për shkak të numrit të madh të anëtarëve që ende nuk kanë arritur të votojnë.

Pjesëmarrja ka qenë shumë e madhe gjatë gjithë ditës, dhe nuk ka pasur një rënie të dukshme të interesit për të marrë pjesë në votim.

Në Fier, procesi do të vijojë edhe për një kohë shtesë për të siguruar që të gjithë anëtarët të mund të votojnë, megjithëse orari zyrtar i mbylljes ishte në orën 18:00. Ndryshe, në degët e Patosit, Roskovecit dhe Mallakastrës, procesi i votimit ka përfunduar në orën 18:00 siç ishte planifikuar.