Floriana Garo, ka publikuar foto nga procesi i primareve në qarkun e Durrësit, qark ku është edhe vetë kandidate.
Në një postim në rrjetet sociale, Garo shkruan se fluksi i anëtarëve të PD që kanë shkuar për të votuar është i lartë.
“Primaret filluan dhe rradhët në Durrës janë plot! Një super manifestim demokracie! Bravo demokratet! Bashke drejt Ndryshimit dhe Fitores me 11 maj💙✌🏻”, ka shkruar Garo.