Ballina Politika Primaret për Partinë Demokratike, sa ishte pjesëmarrja zyrtare në votime

Primaret për Partinë Demokratike, sa ishte pjesëmarrja zyrtare në votime

28
0

Procesi i votimit ka përfunduar në të gjitha qarqet e Shqipërisë, në disa zona ka nisur edhe numërimi i votave.

Përmes procesit të primareve, Partia Demokratike do të formësojë një pjesë të konsiderueshme të listës së kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit.

Drjetues demokratë kanë deklaruar se ka pasur një numër të lartë të anëtareve të PD në të gjithë Shqipërinë, që kanë votuar në Primare.

Sipas informacioneve të deritanishme pjesëmarrja në votime ka qenë si më poshtë:

Vlorë nga 2300 anëtarë me të drejtë vote, kanë votuar 867 anëtarë.

Selenicë nga 500 anëtarë me të drejtë vote kanë votuar 268.

Himarë nga 470 anëtarë me të drejtë vote, kanë votuar 197.

Në rang rrethi, nga 3270 anëtarë me të drejtë vote kanë votuar 1330.

Në Sarandë morën pjesë 699 votues nga 1300 të listës. Pas rreth 1 orë pritje të kutive nga qendrat Delvinë, Finiq dhe Konispol do të nisë numërimi këtu në Sarandë.

Finiq: 130 votues

Delvinë: 250 votues

Konispol: 176 votues.

Në qarkun e Korçës ajo çfarë bën përshtypje në këtë proces votimi ndryshe nga proceset e mëparshme është përqindja e lartë e votuesve. Votuan në total 4826 nga 8754 anëtarë të PD të qarkut Korçë.

Numri i lartë i pjesëmarrësve në votime sipas drejtuesit të Qarkut Ivi Kaso ka ardhur edhe për shkak të numrit të lartë të kandidatëve.

Në Durrës, procesi i votimit për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike u mbyll pas një ore shtyrje për shkak të fluksit të votuesve. Sipas të dhënave zyrtare, nga 3,500 anëtarë të PD-së me të drejtë vote, kanë votuar 2,753 persona.

Në Shkoder kanë votuar 4451 votues.

Shkodër: 1785 votues

Malësia e Madhe: 791 votues

Vau Dejës: 701 votues

Puke: 586 votues

Fushë Arrëz: 588 votues

Në Peshkopi nga 1700  të regjistruar kanë votuar 968 prej tyre.

Qarku Kukës:

Pjesmarrja në Kukës,  935 votues

Pjesmarrja në Has 802 votues

Pjesmarrja në Tropojë 830 votues

Mbyllet procesi i votimit per primaret në:

Librazhd: 510 votues

Prrenjas: 193 votues

Cerriku: 540 votues

Peqin: 360 votues

Belesh: 411 votues

Gramsh: 430 nga 730 votues

Mbyllet procesi i votimit ne qarkun e Lezhes

Në lezhë morën pjesë 1340 votues, ne Kurbin 1290, në Mirditë 1010.